Orari:
r
E martë
E mërkurë
E enjte
E premte
E shtune

Zebura Shabani

Gjuhë Angleze
Gjuhë Gjermane
Kimi

Rreth meje: Unë jam Zebura Shabani, studente e vitit te parë në programin Mjekesi Veterinare në Universitetin e Prishtinës. Aftesitë personale në lendet që ofroj, qëndrojnë në të zotëruarit e lëndëve thelbësisht, gjë që më jep aftësi të shkëlqyera për t’i spjeguar në mënyra të ndryshme, varësisht nga aftësitë dhe niveli i studentëve që ndjekin lëndët.
Metodat e mësimdhënjes janë shumë të rëndësishme dhe ndikojnë drejtpërdrejt në lehtësimin e të kuptuarit të lendës përkatëse. Konsideroj të rëndësishme paraqitjen pamore gjatë ligjërimit, pasiqë siq dihet, pamja figurative ngelet në memorje shumë më lehtë dhe më gjatë se sa një ligjerim apo fjalim pa paraqitje pamore.
Si rrjedhojë, Powerpoint dhe Whiteboard në zoom do te jenë metodat e përzgjedhura.
Duke u bazuar në përvojën personale gjatë shkollimit tim si dhe ndjekjes së kurseve dhe seminareve të ndryshme, shto këtu edhe përdorimin e metodave të lehta dhe të thjeshta për t’u kuptuar nga studentët, rezultatet janë reale dhe të garantuara në rritjen e kapacitetit të studentëve edhe mbi nevojat dhe kërkesat bazike të nivelit klasor-shkollor të tyre.
Disa nga arritjet e mia në këto lëndë pas diplomimit të shkollës së mesme në Qendrën e Kompetencës në Ferizaj dhe vijimit të kurseve për përforcimin e tyre janë çertefikata e nivelit B1 në institutin Goethe dhe nivelin C1 fillestar në Anglisht.
Lëndët të cilat mund ti ligjeroj janë:
Gjuha angleze dhe gjermane për klasët 1-12 dhe
Kimi për klasët 6-12