Misioni i Platformës

MISIONI!

Misioni ynë është të ofrojmë një platformë virtuale ku ata që kanë për të ndarë dijen, profesionin dhe përvojën e tyre – TUTORËT – të jenë të qasshëm në një vend të vetëm për ata që kanë nevojë të përmirësojnë shkathtësitë, aftësitë dhe të zgjerojnë dijet e tyre – STUDENTËT/NXËNËSIT. Ne jemi të përkushtuar të krijojmë një hapësirë ku ndihma dhe mbështetja janë të lehta për t'u arritur dhe ku cilësia e mësimdhënies është e garantuar.

Edhe pse platforma jonë quhet NdreqiNotat, ajo nuk do të kufizohet vetëm në përmirësimin e notave shkollore. Ne synojmë të ofrojmë një ndihmë më të gjerë dhe më të thellë për çdo nevojë edukative që mund të lindë. Kjo përfshin përgatitjen e studentëve për teste të rëndësishme, zhvillimin e shkathtësive të reja dhe ndihmë në çdo aspekt të mësimit dhe të rritjes personale.

Platforma jonë është e përkushtuar për të krijuar një mjedis mbështetës dhe inkurajues për çdo nxënës, duke siguruar që ata të kenë akses në burimet dhe ndihmën që u nevojitet për të arritur potencialin e tyre të plotë. Ne synojmë të përmirësojmë jo vetëm rezultatet akademike, por edhe aftësitë e përgjithshme të nxënësve për të përballuar sfidat e jetës dhe të jenë të suksesshëm në çdo fushë që ata zgjedhin të ndjekin.

QYSH?

Përveç ofrimit të mundësisë për të zgjedhur tutorët e duhur, platforma jonë do të ofrojë gjithashtu mjetet dhe resurset e nevojshme për zhvillimin e orëve të mësimit. Këto mjete përfshijnë mundësi për ndarje të materialeve mësimore, përdorimin e tabeleva të bardha virtuale për të ndarë shembuj dhe ushtrime në kohë reale, si dhe mundësinë për të ndarë ese dhe teste për shqyrtim dhe feedback.

Për të garantuar transparencë dhe siguri në përdorimin e platformës, ne angazhohemi të dokumentojmë dhe të ruajmë orët e mësimit për një periudhë të caktuar. Ky proces është i dizajnuar për të krijuar përvoja më të mira për përdoruesit dhe për të përmirësuar vazhdimisht platformën tonë. Ne i përmbahemi rreptësisht rregullave të privatësisë dhe mbrojtjes së të dhënave, duke u siguruar që informacioni i ndarë gjatë orëve të mësimit të trajtohet me konfidencialitet dhe siguri të lartë.

PSE?

Pse ta zgjedhim këtë platformë?

  • Listën e tutorëve të të gjitha profileve.
  • Mundësi që studentët/nxënësit, së bashku me prindërit, të përzgjedhin nga kjo listë.
  • Nuk keni nevojë të kërkoni në shumë vende dhe në mënyra të ndryshme për të gjetur mësimdhënësin e duhur.
  • Nuk keni nevojë të negocioni kushtet, vendin, mënyrën e zhvillimit të mësimit dhe mënyrën e kompensimit.