Orari:
r
E hënë
E martë
E mërkurë
E enjte

Rozafa Sadiku

Fizikë

Rreth meje: Kam studiuar fizikë në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” tani jam duke vazhduar studimet master po ashtu në fizikë. E licensuar nga Ministria e Arsimit kam filluar vitin e katërt si mësimdhënëse e fizikës në shkollën “International School of Prishtina” (ISP). Gjatë studimeve kam pas rast të marrë pjesë në një shkollë verore në Ljubljanë, Slloveni ku kam zhvilluar edhe më shumë aftësitë e mia rreth fizikë dhe mësimdhënies.
Përdor metoda moderne të mësimdhënies, duke përfshirë praktika dhe teknologji për ta bërë mësimin më të lehtë dhe efektiv për nxënësit. Gjatë orëve mësimore zhvilloj eksperimentet dhe shembujt praktikë me nxënësit, pasi janë thelbësorë për të zhvilluar të kuptuarit dhe mendimin kritik tek nxënësit.
Nxënësit do të arrijnë rezultate të larta përmes një kuptimi të thellë të lëndës dhe aftësive të zhvilluara për të zgjidhur probleme të ndryshme praktike.
Trajnimet që i kam ndjekur e të cilat më kane ndihmuar edhe më shumë në përvetësimim e profesionit i kam listuar më poshtë:
“Trajnimi mbi kurrikulen e re”, “Advanced Critical Thinking”, “Adolescent Development”, “AI Tools for Teachers”, “Children’s Hyperactivity”, “Approaches on how we can involve parents in our students’ educational journey”.