Kimi
Rreth meje: Gjatë rrugës sime akademike, kam përfunduar shkollën e mesme në SHMM Dr. Ali Sokoli në degën e Bashkëpunëtorit Profesional të Infermierisë. Po ashtu, marrëdhënia ime me Gjuhën Angleze është përmirësuar pasi kam fituar certifikata për 4 nivele në British School of Kosova.
Tani, duke qenë pjesë e një kursi për lëndën e kimisë të cilin e kam përfunduar, si dhe duke vazhduar edhe për një vit për kimi dhe biologji, kam një interes të thellë për të ndihmuar nxënësit e klasave 7-12 në zhvillimin e tyre akademik në fushën e kimisë.
Përveç mësimeve online që i mbaj me nxënësit, unë synoj të siguroj materiale shtesë, testime dhe udhëzime për ti ndihmuar ata të kuptojnë më mirë lëndën dhe të përparojnë në studimet e tyre.
Mos humbisni asnjë informacion! Abonohuni tani për të marrë njoftime të rëndësishme, lajmet më të fundit dhe ofertat speciale direkt në emailin tuaj.