Orari:
r
E hënë
E martë
E mërkurë
E enjte
E premte
E shtune

Kushtrim Ismaili

Kimi

Rreth meje: Un jam i aftë në lëndën time mjaftë si për nga njohuritë e shkencës së kimis ashtu edhe për nga aspekti pedagogjik për shkak të shkollimit tim në dy aspektet.
Si në lëndën e kimis ashtu edhe në të gjitha lëndët metodat e mësimdhënies duhet të jenë të shumta për shkak të ndryshimit në nxënien e dijes nga nxënësit e ndryshëm. Në lëndën që un ligjeroj është një gamë e gjerë metodash sidomos përmes mësimit online përmes video eksperimenteve të ndryshmë për secilën njësi mësimore. Metod tjetër janë pyetjet e shumta që do të ju bëhen apo edhe teste e kuize në forma të ndryshme.
Un mendoj se pas këtij kursi nxënësit do të kenë rezultate të mira si në testin e arritshmëris, testin e maturës apo edhe për testet pranuese në fakultete të ndryshme: fakulteti i mjeksis, fakulteti i shkenca natyrore etj.
Un kam përvoj 8 vjeqare në profesionin e mësimdhënies: 7 vite në SHFMU “ Kenan Halimi” Skifteraj të Vitis, 1 vit në kolegjin “ Don Bosko” në klasët 10 dhe 11 shkenca natyrore dhe 1 vit në SHFMU “ Selman Riza” në Fushë Kosovë dhe për momentin në SHFMU “ Mihal Grameno” Fushë Kosovë.
Masterin e kam të përfunduar në vitin 2020 në fakultetin e edukimit, drejtimi: Master i mësimdhënies lëndore me specializim në kimi( 2 vjeqare apo 120 kredi ).
Bachelorin e kam të kryer më 2016 në UP “ Hasan Prishtina “ FSHMN – drejtimi Kimi arsimore 4 vjeqar( 243 ECTS).
Shkollën e mesme e kam të kryer në Gjimnazin “ Kuvendi i Lezhës “ , drejtimi Gjimnaz i përgjithshëm( 4 vjeqar) në Viti më 2010.
Shkollën fillore e kam përfunduar në SHFMU “ Nazmi Pajaziti “ në Radivojc të Vitis më 2005.

Kam përfunduar trajnime të ndryshme rreth zhvillimit profesional të mësimdhënësve të cilat bashkë me përvojen time profesionale ndihmuan dhe rezultuan me pozitivitet tek nxënësit si: Zbatimi i kurrikulës së re në shkencat e natyrës, Vlerësimi sumativ dhe përpilimi i testeve si pjesë e rëndësishme e tij për klasat 1 – 9, Udhëheqja në Arsim, Edukimi medial dhe roli i tij në zhvillimin shoqëror dhe demografik, Aplikimi i programeve kompjuterike në mësimdhënie Word 2013, Excel 2013, Powerpoint 2013 dhe Forcimi i kapaciteteve për udhëheqjen efektive të dialogut social.
Un jam kompetentë që të ligjëroj lëndën e kimis për shkak se kam të kryer shkollimin në këtë lëndë qoftë për nxënësit e klasave 6-9 ose 10- 12.