Biologji
Teknologji Informacioni dhe Komunikimi
Gjeografi
Rreth meje: Unë jam studente në fakultetin Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri.
Jap mësim në Biologji, Gjeografi dhe Teknologji Informacioni dhe Komunikimi për ciklin e klasëve të mesme të ulëta (6-9).
Kam aftësi në asistencë në të nxënë, shkathtësi në sqarimin e lëndëve mësimore ( sidomos në lëndët e lartëcekura), shprehi tendencionale në zbërthimin e njesive mësimore dhe oratori në kuptueshmëri të shpjegimeve shkencore.
Në këto lëndë bashkë me nxënësit pres të arrijmë rezultate shumë të mira me anë të shumë metodave të mësimdhënies, si:
-Fillimisht bashkëbisedimi dhe shkëmbimi i njohurive rreth temës së caktuar,
– Shpjegimi i temës kryesisht me anë të shembujve që të jetë sa më e kuptueshme nga nxënësit,
– Përmbledhja dhe përshkrimi më i mirë i temës me anë të videove dhe eksperimenteve të ndryshme,
– Miniteste (kuize, fjalëkryqe, asosacione etj.) në fund të temës për të ritestuar edhe një herë veten nxënësit lidhur me njohurit që kanë marrë gjatë mësimit e shumë metoda të tjera…
Për mua bashkëpunimi me nxënësit dhe përkushtimi i tyre do të jetë çelësi i suksesit për të cilin ne po punojm.
Mos humbisni asnjë informacion! Abonohuni tani për të marrë njoftime të rëndësishme, lajmet më të fundit dhe ofertat speciale direkt në emailin tuaj.