Orari:
r
E hënë
E martë
E mërkurë
E enjte
E premte
E shtune

Blinera Arifi

Gjuhë Gjermane
Matematikë
Fizikë

Rreth meje:  Aftësitë:
Njohuri të thella mbi konceptet dhe principet e fizikës.
Aftësi në temat e avancuara (p.sh.,Mekanika Kuantike, Termodinamika,Elektrodinamika).
Eksperiencë me eksperimentet e pajisjet laboratorike.
Njohuri mbi principet, ligjet, strukturat atomike dhe proceset e fizikës.
Aftësi analitike të probleme matematikore.
Spjegimin në detaje të çdo koncepti matematikor.
Aftësi në ndërlidhjen e spjegimit të fizikë përmes matematikës.
Aftësi të shkëlqyera në komunikim dhe prezantim.
Aftësi për të shpjeguar konceptet komplekse në një mënyrë të kuptueshme.
Aftësi në zhvillimin e planeve mësimore.
Aftësi të forta në menaxhimin dhe organizimin e grupeve.
Aftësi për të integruar pajisjet digjitale në planet mësimore.
Njohuri mbi softuerët për simulime të proceseve të fizikës.
Gjuha Angleze – B2.
Gjuhë Gjermane – B2

Metodat e mësimdhënies që unë aplikoj në procesin e mësimdhënies i përshtaten Kornizës kurrikulare të arsimit dhe rregullave që zbatohen në orët mësimore në shkolla. Prirem nga dëshira që mësimdhënia/mësimnxënia të jetë shumë sa më interaktive për nxënësit duke përdorur metodat më kreative që mund të përfshihen nga spjegimi i temave në Fizikë dhe Matematikë. Për mua është shumë e rëndësishme nxënësi ta dojë orën mësimore bashkë dhe ta mbajmë aktiv me pyetje interesante që e bëjnë kureshtar, përgjigjieve, dhe dikutimeve të shumta.Mësimdhënia do përcjellet me eksperimente ,stimulime përmes programave e demonstrimeve të shumta.

Këto metoda i kam aplikuar përgjatë ushtrimit tim të detyrës si mësimdhënëse e Fizikë e pastaj edhe e matematikës. Përvoja ime në mësimdhënie në shkolla fillore të mesme të ulëta më ka përgaditur për një eksperiencë të re bashke me nxënësit e kësaj platforme.

Aftësitë e mia i kam fituar gjatë studimeve e pastaj i kam zhvilluar më tutje pas marrjes së titullit Bachelor i Fizikës në Universitetin e Prishtinës.

Unë ofroj kurse të Fizikës dhe Matematikës për të gjitha nivelet të arsimit parauniversitar. (Primare)
Kurse të gjuhës gjermane A1 A2