Gjuhë Angleze
Rreth meje: Unë quhem Asra Ramaxhiku. Jam nëntëmbëdhjetë vjeç dhe studioj Gjuhën Angleze në UBT. Punoj me kohë të pjesshme si asistente e shkollës fillore, në një shkollë ku mësimi zhvillohet tërësisht në gjuhën angleze, e quajtur Kosovo Leadership Academy në Mitrovicë, ku gjithashtu kam ndjekur mësimet nga viti 2016 deri në vitin 2023. Përmes punës time si asistente e mësuesve, kam mësuar shumë rreth mësimdhënies. Besoj se çdo fëmijë ka një mënyrë të ndryshme të mësuarit, prandaj është e rëndësishme të japim mësim duke përdorur metoda të ndryshme të përshtatura për nevojat e çdo fëmije. Kam përfunduar dhe një kurs online për mësimdhënien e nxënësave të shkollës fillore ku kam mësuar për metoda të ndryshme të mësimdhënies. Poashtu kam dhënë mësim në një kurs për nxënësa në klasën e pestë gjatë vitit tim të fundit në shkollë si projekt përfundimtar. Ajo ishte përvoja ime e parë në mësimdhënie, por që atëherë, kam asistuar në mësimdhënien e shumë klasave tjera. Në këtë platformë, ofroj mësime shtesë në gjuhën angleze për nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e nëntë. Jam e përgaditur të përshtatem me nevojat e secilit nxënës që ata të përmirësojnë aftësitë e tyre në gjuhën angleze.
Mos humbisni asnjë informacion! Abonohuni tani për të marrë njoftime të rëndësishme, lajmet më të fundit dhe ofertat speciale direkt në emailin tuaj.