Matematik
Rreth meje: Unë jam studente e Fakultetit të Shkencave Matematike – Natyrore , në drejtimin matematike e përgjithshme , aftësia ime më e fortë është matematika dhe spjegimi me shumë hollësi i detyrave .
Për mësimdhënie pasi që do të mbahet online do të përdor programin Zoom dhe pastaj do të përdor opsionin Whiteboard ose do të përdori një tabelë të thjeshtë po ajo do të varet se cila do të ju pëlqejë më shumë nxënësve . Poashtu do të merrem vesh me nxënësit paraprakisht se çfarë literature përdorin nëpër shkolla që unë të jem sa më e përgatitur për orën e mësimit .
Une do të bëjë të pamundurën që nxënësit të arrijnë atë që dëshirojnë , do të përgatitemi së bashku për detyra , për teste etj . Suksesi pastaj do të shihet në fund të çdo gjysëmvjetori .
Unë jam e çertefikuar dy herë në olimpiadën e matematikës , ku në garat komunale kam dalë dy herë në vendin e parë , poashtu jam e çertefikuar disa herë për njohjen e gjuhes angelze deri në nivelin B1 .
Klasa të cilën do të mbajë unë është Matematika , unë kam njohuri pothuajse në çdo njesi të matematikës pra nuk mund të veçoj ndonjë njesi .
Mos humbisni asnjë informacion! Abonohuni tani për të marrë njoftime të rëndësishme, lajmet më të fundit dhe ofertat speciale direkt në emailin tuaj.