Orari:
r
E premte
E shtune

Anesa Tocani

Art Figurativ

Rreth meje: Aftësitë: Si artiste,ndikimi i talentit tim shtrihet në fushën e Artit figurativ duke filluar nga ilustrimi, vizatimi dhe piktura e tani jam në zhvillim e sipër edhe në profile tjera në drejtimin e Arteve Vizuele.
Metoda e Mësimdhënies: Për nga metoda për të dhënë mësim në mënyrë të duhur dhe të jetë sa mē kuptushëm përveq ligjërimit do ketë shpërndarje të praktikës drejtpërdrejt në ekran. Vë bast se gjithë kërkojmë rezultatin pavarësisht se çfarë zgjedhim prandaj gjithë entuziastët dhe të pasionuarit mund të marrin përfitime edhe në këtë fushë e sidomos në degën e Arteve Vizuele: Ilustrimi, Dizajni i Komunikimit, i Inovacionit, Grafika dhe profile tjera…Ndërsa e gjithë ajo që sjell unë tek ju do iu mësojë rreth forcimit të përformancēs suaj si artist/artiste nga aspekti i punës apo aftësisë, rrugën më të mirë për hapjen e mundësive ekskluzive qoftë pjesëmarrjen në ekspozita qoftë edhe fitimi i ndonjë çmimi si shkas i vlerave artistike që posedoni, do keni gjithashtu mundësinë të kuptoni strategjinë time që kam përdorur për të u radhitur e para në shumë Gara poashtu në Akademinë e Arteve dhe marrjen e njohjes nga Galeria Pinacothèque. Plan- programi im do ju zgjeroj në këtë lëndë.
Edukimi dhe Çertifikimi: Jo vetëm talente në Art figurativ por dallohem edhe me intelegjencën që posedoj në lëndë tjera dhe konsideroj veten si individ me të vërtetë konsekuent me dëshirën që të marrë njohuri edhe më tej. Sa i përket shkollimit kam mbaruar Shkollën Fillore në katund, Shkollën e Mesme në qytetin e Podujevës dhe tani studioj në Akademinë e Arteve “UP”. Që nga Shkolla Fillore arritjet nuk janë ndalur duke filluar me renditjen në nivel të parë si nga Garat e Shkollës poashtu të Komunës dhe fitimi i çmimeve në disa nga këto Gara. Rezultati nuk më ka munguar edhe jashtë vendit me marrjen e njohjes Ndërkombëtarisht nga Luxembourg Art Prize. Me të vërtetë përpjekjet sjellin të mira.
Lëndët dhe klasat që mund të ligjeroni:
Lënda: Art figurativ për Klasët: 10,11,12