Gjuhë Angleze
Biologji
Përshëndetje! Unë quhem Altina Ahmeti dhe jam studente e Stomatologjisë. Si e tillë kam pasion të veçantë për edukimin dhe përpjekjen për të ndihmuar nxënësit të arrijnë potencialin e tyre të plotë, duke ofruar qasje efektive dhe tërheqëse për ndihmë në mësime. Kam aftësi të mira për të strukturuar informacion dhe për të shpjeguar koncepte të ndërlikuara në mënyrë të qartë dhe të lehtë për t’u kuptuar, duke përdorur metoda të ndryshme interaktive që përfshijnë diskutime, aktivitete praktike, teste/ kuize, shembuj konkretë dhe vizuel, për të siguruar që studenti të kuptojë dhe të përvetësojë materialin.
Rezultatet e pritshme: përmirësim i performancës akademike, përmirësim i kuptueshmërisë së materialit që mësojnë si dhe përmirësim në suksesin e tyre (rritjen e notave), rritje e vetëbesimit duke ju bërë që të ndiheni më të sigurtë në aftësitë tuaja për mësimnxënie.
Edukimi dhe Certifikimet: Momentalisht jam studente e Stomatologjisë. Kam përfunduar vitin e parë të studimeve me rezultate të shkëlqyera me notë mesatare 9.48. Studimet e mia fokusohen në teorinë dhe praktikat e Stomatologjisë duke përfshirë anatominë, fiziologjinë dhe sëmundjet e gojës. Përveç studimeve, kam qenë pjesëmarrëse në konferenca për shkenca mjekësore ku kam zgjeruar njohuritë e mia për zhvillimet e fundit në fushën e shëndetësisë.
Lëndët dhe klasat që mund t’i ligjëroj:
– Gjuhë Angleze klasat 1-5
– Biologji klasat 6-9
Mos humbisni asnjë informacion! Abonohuni tani për të marrë njoftime të rëndësishme, lajmet më të fundit dhe ofertat speciale direkt në emailin tuaj.