Orari:
r
E hënë
E martë
E mërkurë
E enjte
E premte
E shtune
E diel

Alketa Pllana

Gjuhë Angleze
Matematikë

Rreth meje: Unë quhem Alketa Pllana.
Kam përfunduar studimet në Universitetin “Hasan Prishtina”, Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë – Dega “Teknologji ushqimore me Bioteknologji”
Gjuhë angleze: Unë jam e çertifikuar ne gjuhë angleze deri në nivelin B2+ te cilin e kam ndjekur 5 vite rradhazi në kursin e gjuhëve të huaja “British School Kosova” në Fushë- Kosovë. Përveç çertifikimit nga ana e kursit kam edhe çertifikata nga gara të ndryshme në nivel të Kosovës; dy të tilla nga ISP dhe një nga Republika e Kosovës duke zënë vendin e parë në nivel shkollor.
Matematikë: Kam përvojë në mësimdhënie dhe ndihmën në matematikë, duke ndihmuar të tjerët të kuptojnë dhe të zhvillojnë aftësi në matematikë përmes metodave të ndryshme mësimore.
-Analizë dhe Zgjidhje Problemesh: Kam aftësi të zhvilluar në analizën dhe zgjidhjen e problemeve komplekse matematikore. Jam në gjendje të aplikoj metoda të ndryshme për të gjetur zgjidhje efikase dhe të sakta.
Metodat e mësimdhënies:
-Matematikë: Probleme të Dita Ditës: Probleme që lidhen me situata të përditshme, si blerjet në dyqan ose ndarjen e ngarkesave, për të bërë matematikën më të lidhur me realitetin.
-Aktivitete që përputhen me nivelin e aftësive të nxënësve dhe do përpiqem t’i ndihmojë ata t’i praktikojnë në mënyra të përshtatshme etj.
Gjuhë angleze:
Role-play dhe simulime ku nxënësit luajnë role dhe zgjidhin probleme të ndryshme në anglisht. P.sh., një skenë ku ata janë në një restorant dhe duhet të bëjnë porosi.
Tregime dhe parabola për të ilustruar strukturën e gramatikës dhe për të ndihmuar në zhvillimin e fjalorit etj.

Klasat të cilat mund t’i ligjëroj në lëndën e matematikës dhe gjuhës angleze: 1, 2, 3, 4, 5, 6