Ndonjëherë shkolla mund të jetë e vështirë për nxënësit, por ne jemi këtu për të ofruar mbështetje dhe ndihmë të specializuar, që do të forcojë aftësitë e tyre dhe do t’u japë besim në vetvete. Në këtë mënyrë, mund të ndiheni më të qetë për progresin e tyre.
Na tregoni se çfarë lloj ndihme kërkoni dhe kur keni nevojë për të, në mënyrë që të gjeni tutorin e duhur për nevojat tuaja.
Gjejeni tutorin që i përshtatet më së miri nevojave tuaja duke i kontrolluar profilet e tyre.
Pasi të keni gjetur tutorin e duhur, është koha të rezervoni orën dhe - LE TË FILLOJ MËSIMI!
Jemi shumë selektivë në përzgjedhjen e tutorëve. Vetëm 8% e aplikantëve pranohen. Tutorët janë të përgatitur të shpjegojnë konceptet më të ndërlikuara në një mënyrë që nxënësit do t’i kuptojnë
Ne ofrojmë mësime cilësore me çmime që i përshtaten çdo buxheti. Qëllimi ynë është të ofrojmë mësim efektiv pa shpenzime të tepërta, sepse çdo nxënës meriton të ketë qasje në edukim të shkëlqyer me një çmim të arsyeshëm.
Tutorët janë të përkushtuar që fëmija juaj të marrë mbështetjen e duhur në çdo fazë të procesit të mësimit. Nga ndihma me detyrat deri te përgatitja për teste.
Çdo orë është më shumë një bashkëbisedim sesa ligjërim, duke inkurajuar nxënësit të shprehin veten dhe të angazhohen në mënyrë aktive. Kjo i rrit vetbesimin, ndihmon në zhvillimin e aftësive të komunikimit dhe i bën ata më të lirë dhe të sigurt në shkollë.
Mos humbisni asnjë informacion! Abonohuni tani për të marrë njoftime të rëndësishme, lajmet më të fundit dhe ofertat speciale direkt në emailin tuaj.